Korçë| Kanosi me jetë dhe i kërkoi para një familje, arrestohet 44-vjeçari (Emri)
Një 44-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi dyshohet se në muajin mars, kanosi për jetën, në Facebook, një shtetas dhe familjarët e tij, që t’i jepnin para.
Për këtë rast, në muajin qershor, u arrestua bashkëpunëtori i 44-vjeçarit.
Gjatë këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Adrian Kroji, 44 vjeç, banues në Korçë, për të cilin Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në muajin mars, në bashkëpunim me shtetasin K. A. (i arrestuar në muajin qershor), ka kanosur për jetën një 37-vjeçar dhe familjarët e tij, për t’i dhënë shuma parash nga 2000 deri në 6000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionkt të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta