Kishte fshehur tufat me euro në çantë dhe xhup, arestohet në Portin e Durrësit i riu

24 Tetor 2024 | 11:40

Një 34-vjeçar, i identifikuar si Elton Balliu është arrestuar në Portin e Durrësit gjatë operacionit policor të koduar “Pakot”.

34-vjeçari u arrestua në flagrancë pasi kishte fshehur në trup dhe në një çantë një shumë prej 88,000 eurosh, të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Në vijim të kontrollove, policia gjeti në kamionin që 34-vjeçari drejtonte dhe 18 shishe me verë, të dyshuara për kontrabandë, pasi nuk ishin të shoqëruara me faturë blerjeje.

Të gjitha paratë dhe malli u sekuestruan nga autoritetet. Pas arrestimit, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme, lidhur me akuzat për “Përvetësimin e parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, “Mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe të sendeve me vlerë” dhe “Kontrabandën me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”.

“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, me metoda bashkëkohore,  kamioni që drejtonte 34-vjeçari. Nga kontrollet, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantë, me qëllim mosdeklarimin, 88 000 euro (të ndara në 4 pako të mbështjella me natriban) që kanë burim të dyshimtë, ndërsa në kamion janë gjetur 18 shishe me verë që dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me faturë blerjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026