SHBA: Përfshirja e Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës, me pasoja politike

24 Tetor 2024 | 15:13

Shtetet e Bashkuara thonë se ka prova se ushtarë të Koresë së Veriut kanë shkuar në Rusi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb konfirmimi nga zyrtarët amerikanë erdhi një ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se dy njësi ushtarake të Koresë së Veriut po stërviten në Rusi mesa duket për t’u dërguar në frontin e luftës në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë thonë se është e paqartë nëse, kur dhe si trupat e Koresë së Veriut që gjenden në Rusi mund të përfshihen në luftën kundër Ukrainës.

“Çfarë po bëjnë saktësisht? Mbetet për t’u parë”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Përfshirja e disa mijëra trupave të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë mund të ketë ndikim të vogël në fushën e betejës. Por analistët thonë se implikimet politike do të ishin shumë të mëdha.

“Koreja e Veriut duket se po lëviz nga një partneritet strategjik me Rusinë, që siguron armë në mbështetje të luftës së Moskës, pa marrë pjesë vetë në fushën e betejës, në një partner që merr pjesë në luftë. Kjo e bën marrëdhënien midis Rusisë dhe Koresë së Veriut një aleancë”, thotë Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Shtëpia e Bardhë ngriti shqetësimin për këtë marrëdhënie që e quajti të pamatur dhe të rrezikshme.

“Shqetësimi nuk është vetëm për luftën në Ukrainë, por ndikimi që kjo mund të ketë në rajonin e Indo-Paqësorit, dhe nga kjo në një farë mase përfiton (udhëheqësi koreano verior) Kim Jong Un”, tha të mërkurën John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Kirby tha se Uashingtoni do të kontaktojë Pekinin për të mësuar se si e sheh Kina këtë veprim. Ai gjithashtu bëri një paralajmërim për Phenianin:

“Nëse ushtarët e Koresë së Veriut vendosin të përfshihen në luftën kundër Ukrainës, ata bëhen objektiv ushtarak”.

Përsa i përket Rusisë, zoti Kirby tha se përfshirja e trupave të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës do të ishte një shenjë e dëshpërimit dhe dobësisë së Presidentit Vladimir Putin.

“Nëse ai detyrohet të kërkojë ushtarë në një vend të huaj, mendoj se kjo flet shumë sa e pasigurt, sa e paqëndrueshme është gjendja në të cilën ndodhet”.

Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të vendosin sanksione të reja në ditët në vijim që synojnë individët dhe grupet jashtë Rusisë që kanë mbështetur luftën e Rusisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026