Fuqitë botërore mbledhin 1 mld euro për Libanin

24 Tetor 2024 | 20:31

Fuqitë botërore kanë grumbulluar 1 miliard euro për ta lehtësuar krizën humanitare në Liban dhe për ta mbështetur ushtrinë e këtij vendi, të enjten gjatë një konference në Paris, ku ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Izraelit ta marrë parasysh kërkesën për armëpushim dhe të përqendrohet në diplomaci.

Rreth 70 delegacione qeveritare dhe 15 organizata ndërkombëtare u takuan në Paris për ta ndihmuar Libanin, por prania e një delegacioni jo të lartë amerikan dhe zgjedhjet e muajit të ardhshëm në SHBA e zbehën shpresën për ndërprerjen e menjëhershme luftimeve.

“Mesazhi [për Izraelin] është i thjeshtë: Armëpushim!” tha ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot gjatë konferencës për media, duke shtuar se propozimi amerikano-francez për armëpushim të përkohshëm vlen ende.

Barrot njoftoi se mbi 800 milionë dollarë, përfshirë 300 milionë nga Uashingtoni, janë grumbulluar për t’i ndihmuar me ushqim, kujdes shëndetësor dhe arsim rreth 1 milion njerëz të zhvendosur.

Ndërsa, 200 milionë dollarë shtesë do të shkojnë për Forcat e Armatosura të Libanit (LAF), të cilat cilësohen si garantues i stabilitetit të brendshëm, si dhe jetike për zbatimin e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 2006, e cila kërkon që në Libanin jugor të mos ketë trupa as armatim tjetër pos atyre të shtetit libanez.

Franca ka lidhje historike me Libanin dhe është duke punuar me Uashingtonin për ta siguruar një armëpushim, megjithëse të dy aleatët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket rezolutës 1701.

Pasi Izraeli e hodhi poshtë planin për armëpushim 21-ditor në shtator, ndikimi i Parisit ka qenë i kufizuar prej kur Izraeli e nisi një luftë të gjera ndaj Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban, e cila i ka vrarë më shumë se 2.500 njerëz dhe ka zhvendosur të paktën 1.2 milion të tjerë.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026