Pasi qëndruan për tetë muaj në Hapësirë, 4 austronautët kthehen në Tokë

25 Tetor 2024 | 12:15

Pasi qëndruan për gati tetë muaj në stacionin hapësinorë për shkak të problemeve me kpsulën Boeing dhe uragani Milton, katër austronautë janë rikthyer në Tokë

Një kapsulë SpaceX që mbante ekuipazhin u hodh me parashutë para agimit të së premtes në Gjirin e Meksikës, pak larg bregut të Floridës, pasi u shkarkua nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në fillim të kësaj jave.

Tre amerikanët dhe një rus duhet të ishin kthyer dy muaj më parë, por kthimi i tyre në shtëpi u shty për shkak të problemeve me kapsulën e re të astronautëve Starliner të Boeing, e cila u kthye bosh në shtator për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Uragani Milton ndërhyri më pas, i ndjekur nga dy javë të tjera me erë të fortë dhe det të trazuar.

SpaceX nisi katër astronautët, Mattheë Dominick të NASA-s, Michael Barratt dhe Jeanette Epps, dhe Alexander Grebenkin të Rusisë,  në mars”.

Zëvendësuesit e tyre janë dy pilotët testues të Starliner, Butch Ëilmore dhe Suni Ëilliams, misioni i të cilëve shkoi nga tetë ditë në tetë muaj, dhe dy astronautë të nisur nga SpaceX katër javë më parë. Ata të katër do të qëndrojnë në orbitë deri në shkurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026