Galeria ekspozon fondin, hapësirë për të njohur formimin e artit pamor shqiptar
Një vizitë në Galerinë Kombëtare të Arteve me miqtë, është gjithmonë një ide e mirë për të kaluar disa orë dhe për të njohur artin sikurse kanë zgjedhur të bëjnë këto vizitorë.
Galeria Kombëtare e Arteve ka zgjedhur që hapësirat t’ja dedikojë fondit të saj arkivor. Dhjetëra punime ne vizatime, pikturë, skulpturë dhe karikaturë janë prezantuar për të gjithë publikun artdashës. Në fakt një udhëtim i vogël në hapësirat e këtij institucioni do të na kthejnë pas në kohë.
Në fakt ky arkiv i hapur, ballafaqon stilet, ndikimet dhe tematikat që artistë të caktuar kanë pasur që nga shekulli i XX-të.
Vetë artisti Bujar Kapexhiu, u suprizua teksa pa një nga punimet e tij të REALIZUAR më 1985 dhe të nxjerrë nga arkivat për t’iu servirur publikut.
Por sikurse në çdo histori, edhe nëpërmjet këtyre tablove njohim “rebelet” që refuzuan të hiqnin dorë, nga stili, uni dhe liria e tyre. Kjo tablo e Edison Gjergos, “Epika e Yjeve të Mëngjesit” I kushtoi atij tetë vite heqje lirie.
Karikatura mbetet e veçantë për nga trajtesa, pasi me humor dhe ironi të hollë ngacmon fenomenin. Por si ishte të bëjë Karikaturë, gjatë regjimit dikatorial dhe si ka ndryshuar sot?
Por fare pak punime shpalosen në Arkivin e Hapur të Galerisë Kombëtare të Arteve, pas viteve 90, ku sipas artistëve që nga ajo kohë, galeria për shkak të mungesës së fondeve, ka blerë shumë pak vepra.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur pa një afat të caktuar, pasi kohë pas kohë, në sallat e ekspozitës dalin punime të tjera nga fondi i institucionit.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta