Shefi i NATO konfirmon prezencën e trupave koreano-veriore në Rusi

28 Tetor 2024 | 13:46

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake ka konfirmuar se trupa të Koresë së Veriut janë në Kursk të Rusisë, rajon në kufi me Ukrainën.

Duke folur nga Brukseli, më 28 tetor, Rutte e ka konsideruar këtë hap si “përshkallëzim të madh” në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sipas tij, ky veprim sinjalizon “dëshpërimin” e presidentit rus, Vladimir Putin, pas humbjes së më shumë se 600.000 ushtarëve në luftë.

“Thellimi i bashkëpunimit ushtarak në mes të Rusisë dhe Koresë së Veriut përbën kërcënim për sigurinë euro-atlantike dhe atë të Indo-Paqësorit”, ka thënë ai.

Rutte i ka bërë këto deklarata pasi ka zhvilluar një takim të nivelit të lartë me një delegacion të Koresë së Jugut, të përbërë nga zyrtarë të lartë të inteligjencës, dhe diplomatë të 32 vendeve anëtare të NATO-s.

Ai ka thënë se NATO-ja është “duke u konsultuar në mënyrë aktive brenda aleancës, me Ukrainën, dhe me partnerët tanë në Indo-Paqësor”, lidhur me këto zhvillime, dhe ka paralajmëruar se do të diskutojë në këtë temë me presidentin e Koresë së Jugut dhe ministrin ukrainas të Mbrojtjes.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër”, ka thënë ai.

Shtimi i mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në konfliktin më të madh në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, do të rrisë edhe më shumë presionin në ushtrinë e Ukrainës, si dhe rrezikon rritjen e tensioneve gjeopolitike në Gadishullin Korean, vlerësojnë zyrtarë perëndimorë.

Presidenti rus, Vladimir Putin synon vazhdimisht të riformësojë rendin global.

Ai ka bërë përpjekje që të ndërtojë një kundërpeshë ndaj ndikimit të Perëndimit javën e kaluar, përmes organizimit të samitit BRICS, në të cilin kanë marrë pjesë liderë të Kinës dhe Indisë./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka mirëpritur marrëveshjen kornizë Izrael-Liban si “një arritje historike për Izraelin”, e cila lëviz drejt përfundimit të konfliktit dhe lejon...
21:31 | 27/06/2026

Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit

Centrali bërthamor Paks i Hungarisë uli prodhimin në një nga katër reaktorët e tij të shtunën për shkak të temperaturës së lartë të ujit në...
20:35 | 27/06/2026

Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit

Një pistë në aeroportin e Karakasit është rihapur dhe po pret avionë amerikanë që transportojnë ndihma humanitare, tha të martën një zyrtar i lartë amerikan,...
20:26 | 27/06/2026