Çekia dëbon 18 diplomatë rusë, akuzohen për shpërthimin në një depo municionesh ushtarake
Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Jan Hamacek njoftoi dëbimin nga vendi të 18 diplomatëve rusë, për lidhje me shpërthimin në një depo municionesh në vitin 2014.
Hamacek, që po shërben edhe si ministër i Jashtëm, deklaroi se anëtarët e stafit diplomatik në ambasadën ruse në Pragë ishin identifikuar si agjentë të shërbimit sekret ushtarak rus dhe u është dhënë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi.
Ndërsa kryeministri Andrej Babic deklaroi se lëvizja bazohet në prova të pakontestueshme, të mbledhura nga shërbimet çeke të inteligjencës, që tregojnë përfshirjen në shpërthimin masiv në lindje të vendit, që vrau dy persona të pafajshëm.
“Republika Çeke është një shtet sovran dhe duhet të reagojë në mënyrën e duhur ndaj këtyre zhvillimeve të paprecedentë”, tha ai.
Shpërthimi ndodhi më 16 tetor 2014, në një depo në qytetin Verbetice, ku ndodheshin tonelata municione të magazinuara.
Një tjetër shpërthim, këtë herë me 13 tonë municione, ndodhi në të njëjtën depo 3 dhjetorin e të njëjtit vit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)