Arrestimi i Çyrbjas dhe Salianjit, betohen në Kuvend dy deputetët e rinj nga PS e PD

31 Tetor 2024 | 10:20

Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet sot në orën 10:00. Në seancën plenare, u krye edhe betimi i dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, Erjon Meka dhe Andrea Mano. Erjon Meka u betua si zëvendësues i Jurgis Çyrbjas, deputetit socialist nga Durrësi, i cili është arrestuar së fundmi.

Meka u pa të hynte në sallë krah deputetit socialist të Shijakut, Ilir Ndraxhi. Ndërkohë, nga radhët e Partisë Demokratike u betua Andrea Mano, i cili merr vendin e Ervin Salianjit në listën e Korçës, pasi ky i fundit u arrestua pas vendimit të Gjykatës së Apelit për kallëzim të rremë.

Nga ana tjetër, vendi vakante në radhët e socialistëve u krijua pas dorëheqjes së Çyrbjas, i cili u arrestua më 20 tetor. Ai akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës, me dyshimet se ka përdorur platformën e koduar Sky ECC për të informuar grupin mbi lëvizjet e organeve ligjzbatuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026