Inceneratori i Fierit: Pyeten 7 dëshmitarë në Gjykatën e Posaçme të Apelit
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua këtë të enjte seanca e radhës për inceneratorin e Fierit, ku u pyetën shtatë dëshmitarë pas kërkesës së prokurorit Dritan Prençi.
Dëshmitarët e thirrur për të dëshmuar përfshinin ekonomistët Ueda Hajrullai dhe Anela Shkurti, inxhinierët Ilirjan Priftaj dhe Perika Totojani, si dhe Enid Ndine, ndërtues kantieri. Gjithashtu, dëshmoi edhe shoferi Endri Kolaci dhe Alba Thoma, zyrtare në Ministrinë e Mjedisit.
Për shkak të mungesës së Elton Buallit, i cili nuk u paraqit, si dhe faktit që Arjola Kodra nuk dha pëlqimin për t’u pyetur, seanca u zhvillua pa këta dëshmitarë.
Mbrojtësit ligjorë kërkuan kohë për të përgatitur konkluzionet me shkrim, të cilat do t’i bashkëngjiten shkaqeve të ankimit. Si rezultat, seanca gjyqësore u shty për më datë 14 nëntor, në orën 10:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta