Morën para nga studentët, kush janë pedagogët nën hetim në universitetin e Elbasanit

1 Nëntor 2024 | 11:31

Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, është marrë masa detyrim paraqitje ndaj 7 pedagogëve të universitetit të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi dhe për një sekser, ndërkohë që pedagogët janë pezulluar nga detyra.

Emrat e pedagogëve dhe lëndët përkatëse:

  • Ornela Bilali – Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
  • Zyhra Gripshi – Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  • Adrian Shingjergji – Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
  • Beatriçe Gani – Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  • Edlira Gugu – Lënda: Letërsi për fëmijë.
  • Florinda Tarusha – Lënda: Filozofi e edukimit.
  • Monika Hodaj – Lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme.

Pedagogët i përkasin ciklit të ulët të studimeve në këtë universitet dhe janë nën hetim për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti. Pretendohet se studentët kanë paguar pedagogët për të kaluar lëndët në të cilat kishin mbetur gjatë vjeshtës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026