Incidenti në Mitrovicën e Veriut, reagime pas parullave të ngjitura nga serbët
4 persona janë pyetur dhe një është identifikuar si i dyshuar nga policia e Kosovës, pas një incidenti që ka ndodhur natën e së enjtes në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Disa persona të komunitetit serb në këtë zonë kanë ngjitur disa fletushka edhe në përmendoren e një dëshmori. Kjo ka sjellë edhe reagimin e disa qytetareve shqiptarë, ku janë dëmtuar disa makina me tabela të Serbisë.
Nga ana tjetër iniciatori i ngjitjes së parullave ka dënuar rastin kur kjo gjë është bërë në vende jo të duhura.
“Kur i kemi dhënë fletushkat, kemi dhënë edhe udhëzime të qarta se askush nuk guxon për t’i ngjitur ato në shenjat e komunikacionit, në vitrinat e lokaleve pa lejen e pronarit, nëpër dyert e banesave, përmendore. Unë me këtë rast dënoj një ngjitje të tillë në përmendore. Do të thotë, nëse nuk lejon mbi përmendoren tënde, atëherë nuk guxon të prekësh as përmendoren e huaj, sepse të gjitha përmendoret duhet të jenë të mbrojtura nga ana e të gjithë neve dhe kjo duhet të jetë porosia e qartë dhe jo arsye për krijimin e tensioneve”, tha Aleksandar Arsenijeviç, lideri i Iniciativës Qytetare Mbijetesa serbe.
Arsenijeviç e hedh faji tek administrata komunale e Mitrovicës së Veriut.
“Ne shprehim dyshime për mundësinë që dikush me qëllim, respektivisht dikush nga kabineti i kryetarit Atiç, si për shembull Visar Syla apo dikush ngjashëm me të, i cili dëshiron tensione njëjtë si Vetëvendosja, tensione dhe përleshje në veri, ka mundur ta bëjë një gjë të tillë”, u shpreh ai.
Edhe pse kishte grumbullim të vogël të qytetarëve nga të dyja komunitetet, nuk pati ndonjë incident, pasi policia ka ndërhyrë dhe të gjithë janë shpërndarë qetësisht.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta