Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit dhe Hezbollahut

4 Nëntor 2024 | 21:58

Më shumë se 3.000 njerëz janë vrarë në Liban gjatë luftës 13-mujore mes Izraelit dhe Hezbollahut, ka thënë të hënën Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Kjo shifër është dyfish më e lartë se numri i njerëzve të vrarë prej luftës së fundit të madhe mes tyre dy dekada më parë.

Nuk ka ndonjë shenjë se kjo luftë është drejt përfundimit, pasi Izraeli ka theksuar se po kryen operacione të reja që kanë në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut në të gjithë Libanin dhe në disa pjesë të Sirisë.

Në anën tjetër, Hezbollahu po vazhdon të hedhë dhjetëra raketa në veri të Izraelit.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Hezbollahu filloi të hedhë raketa drejt Izraelit verior një ditë pas sulmit befasues të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, i cili edhe e nxiti luftën në Rripin e Gazës. Hezbollahu dhe Izraeli janë të lidhura me Iranin.

Edhe Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Për gati një vit, konflikti u zhvillua kryesisht në pjesët përreth kufizimit mes Izraelit dhe Libanit.

Megjithatë, lufta u përshkallëzua ndjeshëm më 23 shtator, kur Izraeli kreu sulme të mëdha ajrore në jug dhe lindje të Libanit, si dhe në periferitë jugore të Bejrutit, duke lënë qindra të vdekur dhe duke detyruar afër 1.2 milion njerëz të zhvendosen.

Izraeli e nisi pushtimin tokësor në jug të Libanit më 1 tetor, duke shkaktuar rrënim të madh në fshatrat kufitare, por pa arritur shumë përparime tokësore brenda Libanit.

Izraeli thotë se po shkatërron armët dhe qendrat e komandës së Hezbollahut pranë kufirit, përfshirë një sistem të gjerë tunelesh të ndërtuar nga Hezbollahu.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 16 persona u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën në sulmet e së dielës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 3.002.

Të paktën 13.492 të tjerë janë plagosur, sipas saj.

Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të Hezbollahut kur llogarit numrin e viktimave. Izraeli pretendon se qindra luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë.

Në Izrael, 72 persona janë vrarë nga sulmet e Hezbollahut, përfshirë 30 ushtarë, sipas zyrës së kryeministrit. Më shumë se 60.000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt

Sulmet amerikane në zonat pranë qytetit jugperëndimor iranian të Ahvazit vranë katër persona dhe plagosën pesë të tjerë, ndërsa sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan...
08:33 | 24/07/2026

Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion i Kenmore Air që transportonte 11 persona bëri një ulje emergjente pranë ishullit Sushia, Uashington, dhe më pas shpërtheu në flakë, tha të...
08:25 | 24/07/2026

Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga

Dy persona u plagosën në sulme të ndara me thikë në New York City. Sulmet u kryen brenda pak orësh nga njëri-tjetri, teksa autori raportohet se...
08:21 | 24/07/2026