Harris u bën thirrje amerikanëve “të dalin dhe të votojnë”

5 Nëntor 2024 | 22:31

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në mbylljen e vendvotimeve, kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, u bëri thirrje amerikanëve që “të dalin dhe të votojnë”.

“Duhet ta bëjmë atë. Sot është dita e votimit dhe njerëzit duhet të dalin dhe të jenë aktivë”, tha ajo për radio-stacionin WVEE-FM të Atlantës.

Nënpresidentja aktuale njoftoi të dielën se ka votuar, duke dërguar fletëvotimin me postë në shtetin e saj të Kalifornisë.

“Unë sapo e kam dërguar fletën time të votimit me postë”, u tha gazetarëve Harris, teksa bënte fushatë në shtetin e Miçiganit.

Nëse fiton, Harris do të bëhej presidentja e parë grua e SHBA-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Më shumë se katër muaj pasi u vra në ditën e parë të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Ali Khamenei, i cili e...
20:21 | 03/07/2026