Macron uron Trump për fitoren: Gati për të punuar së bashku
Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në një reagim në platformën X, Macron përshëndeti Presidentin Trump, duke pranuar fitoren e tij në betejën elektorale të ndjekur nga afër. “Urime President Donald Trump. Gati për të punuar së bashku. Me besimin tuaj, me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Macron.
Edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer i është bashkuar urimeve të liderëve botërorë që kanë uruar Donald Trump për atë që ai e quan një “fitore historike zgjedhore”.
“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar:
“Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes.
“Nga rritja dhe siguria te inovacioni dhe teknologjia, e di se marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut për vitet në vijim”.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shkruan se Italia dhe SHBA janë “vende motra”, të lidhura me një aleancë të fortë.
“Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë vende motra, të lidhura me një aleancë të fortë, vlera të përbashkëta dhe miqësi historike. Kjo është një marrëdhënie strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë President”, shkruan kryeministrja italiane në X.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West