Si do të ndikojë fitorja e Trump në Ballkanin Perëndimor

6 Nëntor 2024 | 13:58

Cody McClain Brown, profesor në Universitetin e Zagrebit, me prejardhje nga Oklahoma, i ka thënë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se, sa i përket Ballkanit, gjithçka do të varet se çfarë politika do të çojë përpara Trumpi për rajonin.

“Nëse Rusia tenton të ushtrojë ndikimin e tij më shumë në Serbi dhe Mal të Zi, atëherë ka mundësi që situata në Bosnje-Hercegovinë të jetë më pak e qëndrueshme. Sa i përket Kosovës, pozicioni i tij do të mund të jetë ende pezull. Ndoshta ai mund të mbështesë Serbinë në rimarrjen e Kosovës, por është e vështirë të dihet, sepse ai nuk i shfaq shumë mendimet e tij për këto gjëra. Pikëpamja e tij, Amerika e Para duket se është edhe Amerika e Para për Trumpin, apo mund të nënkuptoj edhe Trump i pari, prandaj varet se ku i sheh interesat e veta, dhe kjo është shqetësuese për pjesën tjetër të botës”.

Sipas profesorit, ndoshta nën Trumpin, “SHBA-ja nuk do të jetë e interesuar për pozitën e vet në Ballkan, dhe do ta lejojë Kinën apo Rusinë të lëvizin dhe ta destabilizojnë situatën”.

“Nëse Serbia trimërohet përmes përkushtimit të Rusisë ndaj Serbisë, dhe nëse Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara të mbrojnë Kosovën, dhe zhvendoset kampi Bondsteel ose diçka të tillë, atëherë ndoshta ajo do ta rimerrte atë [Kosovën]. Me Trumpin nuk i dihet, sepse nuk dihet çfarë i intereson atij. Edhe pse gruaja e tij është nga Ballkani, nuk i duket shumë interesant”.

Kosova ka gëzuar përkrahjen e SHBA-së, ndër vite, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj.

Administrata aktuale ka inkurajuar vazhdimisht Kosovën që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë si një kusht për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, ndërsa Trumpi, sa ishte president, ishte dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Megjithatë, Richard Grenell, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, shtyu përpara marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve, të cilën Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton ashpër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026