“Kishte shoqëri me familjen e vajzës”/ Flet daja i 43-vjeçarit të akuzuar për abuzim

7 Nëntor 2024 | 12:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit. Edison Sheme, babai i 4 fëmijëve prej 4 vitesh dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, prej moshës 12-16 vjeçare.

Vetëm ditët e fundit e mitura ka denoncuar rastin flagrant, nën prani të prindërve dhe psikologëve duke treguar gjithçka ka ndodhur me të për 4 vite.

Mevlud Hoxhalli, daja i të akuzuarit tha në një intervistë për Euronews Albania se nipi i tij kishte hapur një punishte duralumin ku punonte çdo ditë, ndërsa me familjen e vajzës që pretendon se është abuzuar kishte shoqëri dhe hyrje-dalje.

“Nipi kishte hapur një punishte këtu me profile, dyer, dritare. Lajmin e morëm vesh nga televizori. Edisoni ka një djalë në Greqi nga një grua e parë dhe 3 fëmijë këtu. Kishin lidhje shoqërore jo miqësore, kishin hyrje-dalje. Ky me grua me fëmijë, nuk dyshoj, se sa është e vërtetë pastaj ai e di. Se çfarë bënte ai nuk e di me siguri, por unë nuk jam në dijeni për asgjë”, tha ai.

Policia është në kërkim të 43-vjeçarit Edison Sheme, i cili është arratisur ndërsa familjarët e tij mohojnë ngjarjen e nga ana tjetër të afërmit e të miturës kërkojnë dënimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Korçë| Flet e ëma e të plagosurës: Kishte një “muhabet” me autorin, është e martuar

E rëndë në Maliq, 16-vjeçarja denoncon abuzimin seksual prej 4 vitesh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026