Nënshkruhet marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme e asaj Federale të Belgjikës

7 Nëntor 2024 | 17:59

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës. Në fokus, kryerja e hetimeve paralele dhe lufta ndaj pastrimit të parave

Ditën e sotme Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela priti në një takim Prokuroren e Përgjithshme të Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës znj.Ann Hansen. Nga palët u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes dy prokurorive. Në bazë të saj, prokuroritë e dy vendeve do të bashkëpunojnë në fushën e krimeve të rënda, trafikimit të paligjshëm dhe pastrimit të parave.

Palët do të synojnë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë gjyqësor si dhe do të zhvillojnë konsultime dypalëshe në mënyrë periodike me qëllim që të monitorojnë zbatimin e kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike – të diskutojë/konsultojë për vështirësitë operative që dalin në lidhje me zbatimin e këtyre kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike në kuptimin e gjerë; të koordinojnë veprimet e marra për të luftuar krimin transnacional që mund të ketë pasoja në të dy vendet brenda objektit të kësaj marrëveshje, të lidhura veçanërisht me krimet e rënda, trafikimin e paligjshëm dhe pastrimin e parave.

Gjatë takimit palët vlerësuan shumë pozitivisht nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit dhe ranë dakord për nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të tij sidmos në drejtim të luftës ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale. Në këtë kuadër do të ketë një qasje më proaktive në koordinimin e hetimeve në këtë fushë, duke synuar kryerjen e hetimeve paralele dhe shkëmbimin e shpejtë spontan të informacionit.

Gjithashtu me shumë rëndësi u vlerësua edhe hetimi e ndjekja penale nga pala shqiptare e personave që kanë kryer vepra penale në territorin belg si dhe njohja e vendimeve të dënimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026