Futet në “41 biss” ish-komandoja, e “fundos” telefoni që iu gjet në qeli

9 Nëntor 2024 | 12:30

Zbardhen arsyet që çuan në izolimin e ashpër ‘41 biss’ për 1 vit, ish-komandon e ushtrisë Neim Avdulaj.

Euronews Albania mëson se disa muaj më parë gjatë një kontrolli në qelinë e tij, policia e burgjeve ka gjetur një aparat celular me të cilin sipas relacionit që ka bindur edhe SPAK, ky i dënuar mbante kontakte me personazhe të botës së krimit.

Aktualisht në regjimin e veçuar 41 biss mbahen 8 të dënuar ndërsa për rreth 20 të tjerë janë bërë propozimet për tu izoluar, pas informacioneve të grumbulluara nga inteligjenca e burgjeve.

Avdulaj është dënuar me 17 vite e 4 muaj burgim si pjesë e një grupi kriminal që grabisnin automjetet e transportimit të parave të bankave. Në atë kohë si bashkëpunëtor i tij gjatë operacionit të koduar “Patriot” u arrestua dhe ish-komando tjetër Ditjon Memlika.

LEXONI GJHITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026