Rita Ora përlotet në MTV Awards, teksa kujton këngëtarin dhe mikun e ndarë nga jeta
Rita Ora ka nderuar Liam Payne në MTV Europe Music Awards (EMA) të mbajtur këtë vit në Manchester, rreth një muaj pas vdekjes tragjike të tij. Këngëtarja e quajti Payne, me të cilin ka bashkëpunuar për këngën e tyre hit të vitit 2018, “For You”, një nga njerëzit më të sjellshëm që ka njohur.
Rita u shfaq e veshur me një kostum të errët në nderim të tij.
“Dua të kaloj në një moment për të kujtuar dikë që ishte shumë, shumë i dashur për ne. Ne e humbëm atë kohët e fundit, ishte pjesë e botës së MTV-së dhe e botës time, dhe mendoj se ishte edhe shumë prej jush këtu dhe atyre që po na shikojnë nga shtëpia. Liam Payne ishte një nga njerëzit më të sjellshëm që kam njohur. Ai kishte zemrën më të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofronte ndihmë në çfarëdo mënyre që mundte. Sillte kaq shumë gëzim kudo që ishte dhe la një gjurmë të tillë në këtë botë. Le të marrim një moment për të kujtuar mikun tonë,” u shpreh Rita Ora.
Më pas ajo prezantoi edhe një video që përfshinte foto të Payne dhe një pjesë të këngës “Night Changes” të grupit në të cilin ai bëri pjesë, “One Direction”.
Payne ndërroi jetë tragjikisht në mes të Tetorit pasi ra nga kati i tretë i ballkonit në një hotel në Buenos Aires. Që nga atëherë, po kryhen hetime nga autoritetet argjentinase, të cilët kanë vënë në pranga edhe tre persona nën akuzën e braktisjes dhe sigurimit të drogës. Njëri prej tyre, ndonëse i paidentifikuar, përshkruhet si i afërt me këngëtarin.
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje