“Lindja e Mesme po shpërthen”, Osmani: Netanjahu nuk do ta ketë Trump në krahë
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare tha në emisionin Now në Euronews Albania se Netanjahu nuk do ta ketë presidentin e zgjedhur të SHBA në krah lidhur me konfliktin e nisur në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, Trumpi i këtij mandati ka pas një ekip të zgjedhur me kujdes që janë aty për ta frenuar presidentin nëse ai do të shkojë larg kornizave.
“Trump sot vjen me personazhin që ndërtoi shumë mite, por është i rrethuar nga njerëz që do të mbajnë frenat nëse ai do të tentojë të shkojë larg kornizave. Duke qenë se ka kapur kongresin, senatin votën popullore, duhet t’i punojnë ‘frenat’, se po t’u këputen frenat këtu është kamioni plot. Lindjen e Mesme e kemi në eksplodim e sipër, Netanjahu që po marketon në Izrael dhe botë që do ta ketë Trumpin pas, as ai nuk do ta ketë aq pas sa e ka pasur më parë, se Trump vjen me një plan tjetër. Unë mendoj se nga këtu deri në 20 janar është një ‘puzzle’ i frikshëm që Netanjahu do e përdorë për të shkuar larg. Kanë thënë që mbaruam punë me Gazën, ta rrafshojmë Palestinën dhe ta mbyllim si çështje”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.