Mesfushori çek “kërcënon” kuqezinjtë: Kam ruajtur një gol për ta
E gjithë vëmendja e kuqezinjve është përqendruar tek Çekia, ndërsa përgatitjet vijojnë në Tiranë, në shtëpinë e futbollit. Nën drejtimin e teknikut Sylvinho, stërvitjet kanë shkuar mirë, me grupin që është i plotë, teksa sulmuesi Ernest Muçi ka dhënë shenja lëndimi, por bëhet me dije se gjendja e tij është e mirë.
Në të njëjtën kohë, përgatitjet vijojnë dhe në kampin mik, aty ku Çekia po stërvitet për duelin që është tejet vendimtar për vijimësinë e të dyja ekipeve.
Kundërshtari ynë duket tejet i motivuar dhe e ka nisur sulmin në distancë, ku konkretisht ishte mesfushori Pavel Sulç, i cili kërcënoi kuqezinjtë.
“Unë do të thoja se po bëj mirë, megjithëse nuk shënoj aq gola dhe nuk kam aq asistime, do të thoja që paraqitjet janë më të mira se sezonin e kaluar, kur shënova më shumë gola. Herën e fundit me Bohemian, u futa në disa situata, që mund t’i merrja përsipër, por besoj se golin e kam ruajtur për Shqipërinë”, deklaroi në një intervistë 23-vjeçari.
Sulç luajti si titullar edhe në përballjen e parë në Pragë, ku Çekia fitoi me shifrat 2-0.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)