Grumbullohet Kombëtarja, Strakosha e Fetai analizojnë sfidat: Na presin 2 finale

11 Nëntor 2024 | 15:11

Kombëtarja Shqiptare ka nisur grumbullimin në Tiranë në prag të dy ndeshjeve përmbyllëse në Ligën e Kombeve ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Të hënën u mbajt konferenca e radhës për shtyp, ku të pranishëm ishin portieri Thomas Strakosha dhe mesfushori Feta Fetai. Dy lojtarët analizuan këto përballje dhe sfidat që i presin ekipin.

Mesfushori 19-vjeçar Fetai, një risi në listën e trajnerit Sylvinho, shprehu emocionet e grumbullimit të tij me Kombëtaren.

Deklaratë e Feta Fetait, futbollist i Kombëtares Shqiptare

“Grumbullimi i parë është gjithmonë i veçantë, por edhe ky është i veçantë në mënyrën e vet. Ndihem shumë mirë, skuadra më ka pritur ngrohtësisht, si herën e parë, ashtu edhe tani, së bashku me stafin teknik”, tha Fetai.

Portieri Thomas Strakosha analizoi veçanërisht përballjen e parë, atë ndaj Çekisë, të cilën e konsideroi si më të rëndësishmen.

“Duhet të jemi të përqendruar, pasi në ndeshjen e fundit nuk ishim të tillë. Ekipi tani është më me eksperiencë. Vijmë nga një Europian i suksesshëm. Do të kemi dy finale në shtëpi, dhe tifozët tanë do të jenë aty. Duhet të japim maksimumin dhe të luftojmë me zemër për çdo top”, tha Strakosha.

Trajneri Sylvinho ka thirrur katër portierë në këtë grumbullim, duke theksuar konkurrencën e fortë në këtë pozicion.

“Për portierët, duhet të pyesni trajnerin. Unë bëj më të mirën për veten time. Konkurrenca është e shëndetshme për ne dhe për ekipin, sidomos duke marrë parasysh që prej disa vitesh nuk kishim këtë lloj konkurrencë”, deklaroi futbollisti i kombëtares.

Kombëtarja Shqiptare publikoi pak ditë më parë listën me 28 futbollistë, e cila mund të ndryshojë, pasi disa prej lojtarëve kanë shfaqur probleme shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026