Guvernatori Sejko takohet me misionin e FMN-së, zbardhen temat e diskutuara
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë.
Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri është mbajtja e bisedimeve me autoritetet shqiptare në kuadër të Artikullit IV.
Fokus i bisedimeve ishin zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend, politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë për të garantuar stabilitet të çmimeve. Ata u ndalën gjithashtu në masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar.
Duke u referuar nga të dhënat më të fundit nga INSTAT-i, Guvernatori Sejko theksoi ekonomia shqiptare ka pasur një rritje prej 4% gjatë gjysmës së dytë të vitit.
“Kredia për sektorin privat ka vijuar të shënojë ritme pozitive rritjeje, gjatë tremujorit të tretë të vitit, dhe rritja vjetore e saj ishte në nivelin 16.8%, ku kryeson kreditimi në monedhën vendase. Një tregues i rëndësishëm i shëndetit të sektorit bankar është dhe ulja e nivelit të kredive me probleme, në 4.58%, në muajin shtator,”-shprehet Guvernatori Sejko.
Përtej ritmeve pozitive që ka pasur ecuria e sekorit bankar, Gent Sejko vuri theksin gjithashtu në sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase. Në këtë kuadër, ai nënvizoi rëndësinë e ndjekjes së politikave të kujdesshme e të koordinuara monetare, fiskale e financiare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta