Bankat përballuan krizën, Gent Sejko: Presim rritje ekonomike 5% këtë vit
Izolimi gjatë pandemisë lëkundi ekonominë shqiptare, por masat e marra nga Banka e Shqipërisë të kombinuara me garancitë sovrane, lehtësuan barrën financiare të krizës tek qytetarët dhe biznesi.
Në Komisionin e Ekonomisë, Guvernatori Gent Sejko prezantoi raportin vjetor dhe ndikimin që la kriza e mbylljes.
“Ndikimi i krizës në ekonomi rezultoi më i vogël nga sa pritej, duke dëshmuar si efektin pozitiv të masave të marra nga autoritetet publike, ashtu edhe fleksibilitetin e rezistencën e ekonomisë dhe të sistemit tonë financiar. Parashikimet tona sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të shënojë një kthesë drejt rimëkëmbjes gjatë vitit 202”, tha ai.
Guvernatori u shpreh optimist për rimëkëmbje të shpejtë brenda këtij viti, duke parë ecurinë e vaksinimit, por edhe pritshmëritë për një turizëm normal.
“Ne presim një sezon turistik më të suksesshëm se viti i kaluar, gjithmonë dhe në funksion të vaksinimit masiv të popullatës. Në rast se do të kemi sezon të suksesshëm, sigurisht që ne parashikojmë që ekonomia shqiptare do të ketë një rritje 5%”, shtoi Sejko.
Në raportin vjetor, citohet se tregjet funksionuan normalisht, megjithatë eksportet, konsumi dhe investimet u shoqëruan me rënie.
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion