Shëndetësia në Kosovë në protestë: Sindikatat kërkojnë rritje page
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë zhvilloi një protestë të enjten, duke bllokuar hyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Sindikalistët, me pankarta në duar, parashtruan kërkesat e tyre për rritjen e pagave, të cilën e konsiderojnë të pamjaftueshme sipas propozimeve të qeverisë.
Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj propozimit për rritjen e koeficientit të pagave, duke e cilësuar si të papërshtatshme dhe të pamjaftueshme. Kryetarja e sindikatës, Tevide Imeri, akuzoi qeverinë për mungesë të dialogut social, duke theksuar se “kjo qeveri nuk dëshiron sindikata, e as dialog social.”
“Na kanë sjellë në këtë situatë pas gjithë kësaj kohe. Si federatë kemi qenë të prirur për të udhëhequr dialogun social dhe kemi dhënë një hapësirë të mjaftueshme për reflektim. Megjithatë, kjo ministri nuk ka dhënë asnjë sinjal për bashkëpunim me sindikatat,” tha ajo gjatë protestës.
Sindikalistët paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa për mbarëvajtjen e saj u kujdes Policia e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta