VIDEO| Mike Tyson rikthehet në ring, qëllon me shpullë kundërshtarin gjatë peshimit
Mike Tyson do të rikthehet në ring, ku do të ndeshet këtë të premte në Teksas kundër boksierit dhe youtuber-it të njohur Jake Paul.
Momente tensioni ndodhën gjatë peshimit final të sportistëve, ku Tyson 58 vjeç, goditi me shuplakë YouTuber-in, 27 vjeçar, duke ndezur atmosferën përpara ndeshjes së parë profesionale të ish-kampionit të peshave të rënda që nga viti 2005.
Të dy boksierët u peshuan përballë fansave të shumtë në Dallas, të cilët brohorisnin për Tyson dhe tallnin 27-vjeçarin. Paul peshonte 103.06 kg, ndërsa Tyson 103.61 kg.
Pas incidentit, Tyson u largua duke refuzuar të komentonte arsyet e goditjes.
Nga ana tjetër, Jake Paul reagoi me përçmim, duke thënë: “As që e ndjeva. Ai është i zemëruar. Ai është një kukudh i vogël i zemëruar… Ai godet si një amator, është personale tani!”
Paul premtoi ta rrëzojë me knockout Tysonin në ndeshjen që do të zhvillohet sonte.
Jake Paul ka një rekord profesional prej 10 fitoreve dhe 1 humbje, me 7 nga fitoret që kanë ardhur me nokaut. Humbja e tij e vetme ishte kundër Tommy Fury në fillim të vitit 2023. Ndërkohë, Tyson, i cili nuk ka konkurruar në një ndeshje profesionale që nga viti 2005, pati një paraqitje në një ekspozitë në vitin 2020 kundër Roy Jones Jr, e cila përfundoi me barazim.
Ndeshja Tyson vs Paul, që pritet të tërheqë interes të madh, do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta