Kalendari i Superiores deri në fund të vitit, kur lozet derbi i kryeqytetit

15 Nëntor 2024 | 11:36

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 14-të deri në javën e 19-të. Kampionati do të rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve Kombëtare në Nations League dhe Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datat deri në fund të vitit.

Java e 14-të do të luhet në fundjavë më 23 dhe 24 nëntor, ndërsa java e 15-të është e ndarë në tre ditë dhe mbyllet të dielën e 1 dhjetorit me derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani.

Java e 16-të do të luhet në mesjavën e 4 -5 dhjetorit, ndërsa java e 17-të do të zhvillohet të dielën dhe të hënën.

Faza e dytë e kampionatit Abissnet Superiore do të ulë siparin në fundjavë, pasi ndeshjet e javës së 18-të do të luhen më 14 dhe 15 dhjetor. Gjithashtu, do të nisë faza e tretë e kampionatit, pasi java e 19-të dhe e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën dhe të dielën më 21 dhe 22 dhjetor.

Abissnet Superiore – Java 14

  • Vllaznia – Teuta: 23.11.2024, 17:00
  • Skënderbeu – Dinamo City: 23.11.2024, 17:00
  • Bylis – Egnatia: 24.11.2024, 13:30
  • Partizani – Laçi: 24.11.2024, 17:00
  • AF Elbasani – Tirana: 24.11.2024, 17:00

Abissnet Superiore – Java 15

  • Bylis – Vllaznia: 29.11.2024, 13:30
  • Laçi – Skënderbeu: 30.11.2024, 13:30
  • Egnatia – AF Elbasani: 30.11.2024, 13:30
  • Dinamo City – Teuta: 30.11.2024, 16:30
  • Tirana – Partizani: 01.12.2024, 19:00

Abissnet Superiore – Java 16

  • AF Elbasani – Bylis: 04.12.2024, 16:30
  • Teuta – Laçi: 04.12.2024, 16:30
  • Vllaznia – Dinamo City: 04.12.2024, 19:30
  • Skënderbeu – Tirana: 05.12.2024, 17:00
  • Partizani – Egnatia: 05.12.2024, 17:00

Abissnet Superiore – Java 17

  • Laçi – Dinamo City: 08.12.2024, 13:30
  • Egnatia – Skënderbeu: 08.12.2024, 13:30
  • AF Elbasani – Vllaznia: 08.12.2024, 16:30
  • Bylis – Partizani: 09.12.2024, 13:30
  • Tirana – Teuta: 09.12.2024, 17:00

Abissnet Superiore – Java 18

  • Vllaznia – Laçi: 14.12.2024, 16:00
  • Dinamo City – Tirana: 14.12.2024, 16:00
  • Partizani – AF Elbasani: 14.12.2024, 19:00
  • Teuta – Egnatia: 15.12.2024, 16:30
  • Skënderbeu – Bylis: 15.12.2024, 16:30

Abissnet Superiore – Java 19

  • Laçi – Tirana: 21.12.2024, 13:30
  • Skënderbeu – AF Elbasani: 21.12.2024, 16:30
  • Dinamo City – Egnatia: 21.12.2024, 16:30
  • Partizani – Vllaznia: 22.12.2024, 16:30
  • Teuta – Bylis: 22.12.2024, 16:30
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Palasës dhe në të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë....
11:15 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026