Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet, Sylvinho nuk i trembet Çekisë: Futemi për fitore

15 Nëntor 2024 | 20:11

Kombëtarja shqiptare i ka dhënë fund përgatitjeve, ndërsa pas shpinës time zhvillohet stërvitja e fundit në prag të sfidës decisive me Cekinë. Më herët ishin trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Arlind Ajeti të cilët analizuan kundërshtarin.

 “Skuadra me të cilën ndoshta kemi luajtur më shumë në këto vite, kemi fituar, barazuar e humbur me ta, ndaj nesër mund të ndodhë gjithçka. Ata janë të fortë, janë fizikisht të fortë, e kemi thënë prej kohësh. Trajneri i tyre, është shumë inteligjent, ka bërë 3-4 ndryshime, është ekip ndryshe, luan me 4”, Sylvio Campos Junior, trajner i kombëtares shqiptare.

Tekniku brazilian ka folur më tej dhe për dëmtimet të cilat e kanë karakterizuar ekipin në këtë sfidë.

 “Nuk është momenti për t’u ankuar, lojtarët janë në gjendje për 100%. E kam thënë pas Europianit është periudhë e vështirë, kombëtaret kanë humbur lojtarë prej dëmtimeve, dhe Çekia ka lojtarë të dëmtuar. Lojtarët nuk kanë pasur pushimet për t’u rikuperuar, unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam. Ne do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshjea, hyjmë në fushë për 100%”,-tha Sylvio Campos Junior, trajner i kombëtares shqiptare.

Për mbrojtësin Arlind Ajeti, vendi i parë është objektivi i vetëm i kuqezinjve.

 “Janë të gjitha të mundura në futboll. por unë besoj te ekipi, të cilësitë e çdo lojtari dhe normalisht synojmë vendin e parë, të fitojmë dy ndeshjet e marrim vendin e parë, Sigurisht, çdo gjë është e mundur, por me cilësinë që e kemi, besoj që nuk do biem”, Arlind Ajeti, futbollist i kombëtares shqiptare.

Shqipëria dhe Çekia përballen mbrëmjen e së shtunës në Air Albania, ndërsa formacioni kuqezi nuk pritet të pësojë shumë ndryshime.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Palasës dhe në të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë....
11:15 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026