Vendosi bast për fitoren e Tyson, reperi i njohur humbet shumën e majme

16 Nëntor 2024 | 10:19

Reperi kanadez Drake ka humbur 355 mijë dollarë pasi vendosi një bast për fitoren e legjendës së boksit, Mike Tyson, kundër youtuber-it dhe boksierit Jake Paul. Drake është i njohur për bastet e tij të mëdha në ngjarje sportive, por shpesh ka përfunduar duke humbur. Pas disfatës së Tyson, komentet ironike nga ndjekësit në rrjetet sociale nuk kanë munguar, duke e fajësuar reperin për “mallkimin” e Tyson-it.

“Sigurisht që Drake u përfshi dhe kështu ndodhi,” “Gjithmonë e prish punë ky i mjeri Drake,” dhe “E dija që nuk kishte shanse kur Drake vuri bast,” ishin disa nga komentet e publikut. Nëse Tyson do të kishte fituar, Drake do të kishte mundur të fitonte më shumë se një milion dollarë (948 mijë euro).

Drake është i famshëm për vendosjen e bastëve të mëdha në ngjarje të rëndësishme boksistike dhe MMA, por shumë menduan se ai kishte harruar të vendoste bastin për përballjen Paul vs Tyson. Pas një vonese, Drake postoi në Instagram duke zbuluar se kishte mbështetur Tyson, duke vendosur 355,000 dollarë për fitoren e tij. Nëse Tyson do të kishte fituar me nokaut, ose vendim, Drake do të kishte përfituar mbi një milion dollarë. Megjithatë, Tyson nuk ia doli, dhe Jake Paul doli fitues pas tetë raundeve.

Tani, Drake ka vendosur një tjetër bast për UFC 309, ku pret që Jon Jones të mbrojë titullin e tij në peshën e rëndë kundër Stipe Miocic. Reperi beson se Jones do të fitojë me nokaut dhe ka vendosur 450,000 dollarë për këtë rezultat, që do t’i sjellë atij 954,000 dollarë nëse parashikimi i tij realizohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026