Kriza financiare, Olimpik Lion pritet të zbresë në kategorinë e dytë

16 Nëntor 2024 | 14:09

Një lajm i bujshëm është publikuar nga mediat franceze, ku bëhet me dije se skuadra e Olimpik Lion pritet të zbresë nga kategoria, ndërsa shkak janë bërë problemet finanaciare. Sipas asaj që deklarohet, të premten Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit ka analizuar llogaritë bankare të klubit historik francez, e ka bërë me dije se në rast se nuk ndryshon situata, Lion duhet të bjerë nga kategoria në fund të sezonit.

Në gjuhën e futbollit kjo cilësohet si rënie paraprake nga kategoria ku ekipi bën pjesë, për faktin se në rast se situata gjen zgjidhje, skuadra mund të qëndrojë mes më të mirëve. Në të kundërt, atëherë do të detyrohet që të luajë në një ligë më inferiore.

Një prej zgjidhjeve që sugjerohet është ajo e shitjes së disa prej futbollistëve me vlerë të madhe, për të balancuar disi arkat e klubit. Këtë sezon Lyon po kalon një formë shumë të mirë në kampionat, ndërsa garon paralelisht dhe në Europa League. Në Ligue 1 renditet në vendin e pestë me 18 pikë, 2 pikë larg zonës Champions.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Palasës dhe në të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë....
11:15 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026