Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelite
Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore në Bejrut më 17 nëntor dhe ka sulmuar caqe të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Sulmet izraelite në Bejrut u kryen disa orë pasi Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite përreth qytetit të Haifës.
Shtëllunga tymi u panë në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve nga tri zona.
Më tej në jug, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe me artileri që kanë goditur qytezën e Kiamit, rreth 6 kilometra larg nga kufiri, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit të dielën në mëngjes.
Bombardimet u kryen pasi ushtria izraelite raportoi për një sulm “të rëndë me breshëri raketash” në Haifa në orët e vona të së shtunës, duke thënë se gjatë sulmeve u godit një sinagogë dhe u plagosën dy civilë.
Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Periferitë jugore të Bejrutit që disa ditë po përballen me sulme të pareshtura të Izraelit, pasi kjo zonë konsiderohet bastion i Hezbollahut.
Gjatë së shtunës, ushtria izraelite tha se ka sulmuar “një depo të armëve” dhe një “qendër komanduese” të Hezbollahut.
Ushtria izraelite tha po ashtu se Hezbollahu ka gjuajtur rreth 80 predha drejt Izraelit të shtunën.
Autoritetet libaneze thonë se më shumë se 3.452 persona janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar dhe shumica e viktimave janë regjistruar që nga shtatori i këtij viti. Ndërkaq, Izraeli ka raportuar për 48 të vrarë gjatë luftimeve me Hezbollahun.
LEXONI GJITHASHTU:
- Izraeli vret dy udhëheqës të Xhihadit Islamik
- Me vlerë 2 miliardë euro, Greqia synon “mburojën e hekurt” të Izraelit
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë