Reporterët pa kufij: Gazetaria në Shqipëri është problematike

20 Prill 2021 | 10:08

Organizata për lirinë e medias ‘Reporterët pa Kufij’ (RSF), në raportin e fundit të publikuar ka theksuar se gazetaria në Shqipëri është problematike.

Për të sjellë këtë raport, organizata është bazuar te të dhënat e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2021.

Në raport është theksuar se pandemia Covid-19 është përdorur për të bllokuar qasjen e gazetarëve në burimet e informacionit dhe raportimin në terren. Gjithashtu është shkruar se gazetaria, vaksina kundër keqinformimeve, është bllokuar në më shumë se në 130 shtete. Raporti vëren se vetëm në 7% nga 180 vende të marra në shqyrtim, gazetaria është e lirë dhe e vërtetë.

Edhe rasti i Shqipërisë dhe i vendeve fqinje është përmendur në raport, ku vihet re që klasifikohen si vende problematike.
Shqipëria rezulton si vend ku gazetaria nuk është e besueshme, dhe renditet në vendin e 83-të në klasifikim, por gjithsesi nga vjet ka përmirësim me një vend, nga 84 vitin e shkuar.

Nga ana tjetër Kosova është më mirë në renditje sesa Shqipëria, duke u renditur në vendin e 78-të, por një vit më parë klasifikohej tetë vende më mirë.

Kurse në rastin e Maqedonisë së Veriut, shihet progres, duke u ngjitur me dy vende në klasifikim, nga 92 vjet, në 90 për këtë vit. Ndërkohë vendet fqinje të rajonit janë po ashtu  të klasifikuara si vende ku gazetaria është problematike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022