Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-RMV, Kurti: S’kemi asnjë mosmarrëveshje
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje por siç tha ai kanë bashkëpunim të gjerë.
Duke folur në mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se me Maqedoninë e Veriut ka jo vetëm partneritet përmes tregtisë por edhe “lidhjeve familjare e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”.
“Më lejoni të filloj këtë takim duke theksuar një pikë të rëndësishme, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinjë, miq dhe partnerë, të lidhur, jo vetëm përmes tregtisë që është çdo herë në rritje, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti.
Ai shtoi se takimi i sotëm ka edhe rëndësi simbolike për shkak të 15 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve.
Ai tha se deri tani janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume që “na kanë ofruar edhe më shumë me njeri tjetrin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset