U zhvesh në shenjë proteste, gruaja iraniane është liruar pa akuza
Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër gruas iraniane e cila është zhveshur përgjatë një proteste jashtë një universiteti në Teheran, ka thënë një zëdhënës i gjyqësorit, duke shtuar se ajo është liruar nga spitali dhe i është dorëzuar familjes.
“Duke marrë parasysh se ajo është dërguar në spital dhe është vërtetuar që është e sëmurë, ajo i është dorëzuar familjes që po kujdeset për të”, ka thënë zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangir, në një konferencë për media më 19 nëntor. Ai ka thënë se “nuk është iniciuar asnjë rast gjyqësor ndaj studentes”.
Nuk është bërë e qartë nëse rasti është mbyllur përfundimisht.
Gruaja është identifikuar si Ahoo Bahari, studente e departamente të shkencave dhe kërkimit në Universitetin Teheren Azad.
Ajo është zhveshur në publik më 3 nëntor, si shenjë proteste para objektit të universitetit, dhe më pas është arrestuar.
Ende nuk dihen shkaqet e zhveshjes së saj, mirëpo dëshmitarët kanë thënë se ajo është ngacmuar nga zyrtarë të sigurimit të universitetit për atë që ajo ka pasur të veshur.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta