Trupat izraelite arrestojnë luftëtarët e Hamasit, videot ku shfaqen të zhveshur

8 Dhjetor 2023 | 14:19

Mediat izraelite dhe ato në Lindjen e Mesme kanë publikuar pamje që tregojnë disa dhjetëra palestinezë të kapur nga ushtria izraelite. Të vendosur në një lokalitet të pacaktuar, të burgosurit ruhen nga ushtarët izraelitë. Autoritetet hebraike saktësojnë se ata po merren në pyetje për përfshirje në aktivitetet e Hamasit.

“Bastionet Xhabalja dhe Shuxhaja përdoren edhe si kampe terroristësh. Ne po i luftojmë ata. Ata fshihen nën tokë dhe dalin për të luftuar. Ata vijnë si nga tunelet edhe nga shtëpitë. Aktualisht ne po hetojmë për të zbuluar se kush është i lidhur me Hamasin dhe kush jo”, deklaroi Admiral Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë kanë festuar festën e njohur Hanukah, një ditë e rëndësishme fetare, teksa luftimet kanë vazhduar në veri dhe në qendër të Rripit të Gazës.

Ndërsa 80% e palestinezëve janë larguar nga këto zona, Kombet e Bashkuara kanë ngritur alarmin për krizën e urisë në radhët e refugjatëve, e cila nga rreziku ka filluar të bëhet realitet.

Organizata UNICEF paralajmëron se Rripi i Gazës është ende zona më e rrezikshme në botë për fëmijët. Me afrimin e dimrit, të miturit dhe familjet e tyre vuajnë nga mungesa e veshjeve dhe batanijeve, pa harruar ushqimin dhe nevoja të tjera bazike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026