A do përshpejtohet procesi i barazimit të daljes në pension për burrat e për gratë?
Qeveria ka mohuar mundësinë e rritjes së moshës së daljes në pension, por paralajmëron që barazimi i moshës në 67 vjeç si për burrat dhe për gratë të mos bëhet në vitin 2056 siç përcakton skema aktuale, por me herët.
Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku edhe u diskutua mbi buxhetin për sigurimet shoqërore për vitin e ardhshëm Zv. Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani tha se është propozuar përshpejtim i vëniës në zbatim të rritjes së moshës për pension, por pa dhënë më shumë detaje, se në çfarë viti do të bëhet dalja në të njetën moshën 67 vjeç për burrat dhe për gratë.
Sipasa skemës aktuale pas çdo viti që kalon, ne vendin tonë mosha e daljes në pension rritet me dy muaj dhe praktikisht ajo do ndalojë në vitin 2056, kur burrat dhe gratë të mbyllin vitet e punës në moshën 67 vjeç. Por, zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka paralajmëruar një përshpejtim të këtij pragu ç’ka nënkupton se rritja e moshës së daljes në pension në 67 vjeç mund të ndodh më herët.
“Në vitin 2056 është parashikuar që të ketë barazim të moshës së daljes në pension për burrat e gratë, që do të jetë 67 vjeç. Mund të diskutojmë një përshpejtim të zbatimit të rritjes së moshës së pensionit por jo një rritje në vetvete përtej moshës 67 vjeç”.
Sot paguajnë kontribute 110 punonjës të cilat mbulojnë 100 pensione. Raporti kontribues-përfitues, pritet të ulët në dekadat në vazhdim dhe kjo prirje po analizohet në reformë gjithashtu. Aktualisht mosha e daljes në pension për gratë është 61 vjeç e 8 muaj Ndërsa, për burrat mosha e daljes në pension është 65 vjeç dhe mbetet e tillë deri në vitin 2032.
“Ky raport deri në vitin 2080 rrezikon të shkojë deri në 0.77. Pra, do të kemi 77 kontribues për 100 përfitues”, tha Manjani.
Në komisionin e Ekonomisë, u fol edhe për rritjen e qëndrushme të pensioneve në vend dhe shpërblimet e fundvitit. Për të parën qeveria ende nuk ka shifra, ndërsa bonusi do të jetë deri në 15 15 mijë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta