11 të arrestuar për tragjedinë me 14 viktima në Novi Sad

21 Nëntor 2024 | 10:52

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad të Serbisë njoftoi të enjten se 11 persona janë arrestuar në lidhje me shembjen e një strehe në një stacion hekurudhor në fillim të këtij muaji, si pasojë e të cilës vdiqën 15 njerëz.

Streha prej betoni në stacionin e rinovuar rishtazi në qytetin verior të Serbisë u shemb më 1 nëntor, duke i lënë 14 njerëz të vdekur në vend, dhe tre të lënduar.

Të dielën vdiq njëri nga të lënduarit, duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Zyra e Prokurorit tha në një komunikatë se 11 njerëz u arrestuan për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, pas intervistimit të një numri qytetarësh dhe analizimit të incidentit.

Në njoftim u dhanë vetëm inicialet e personave të arrestuar.

Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë protestash në Serbi.

 

Disa ditë pas incidentit, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiç, dha dorëheqje.

Megjithatë, Vesiç tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media se nuk e pranon fajin për incidentin, por u dha dorëheqje si “njeri i përgjegjshëm”.

Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad ishte rihapur në korrik të vitit 2024, pas tri vjetësh rindërtimi.

Institucioni i hekurudhave serbe tha në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”.

Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit.

Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026