Zëdhënëses së Lavrov i bie telefoni në konferencë: E urdhërojnë të mos flasë për…
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka ndërprerë në mënyrë të pazakontë konferencën për shtyp që po mbante në Moskë dhe i është përgjigjur një telefonate që i ka ardhur në telefonin celular. Gjatë bisedës telefonike dëgjohet, një zë mashkulli i cili i kërkon Zakharovës të mos komentojë sulmin me raketë balistike ndërkontinentale që Rusia ndërmori këtë të enjte ndaj Ukrainës.
Në momentin e telefonatës, mikrofonat ishin ende të ndezur duke bërë që të dëgjohet e gjithë biseda e plotë. Urdhri për të shmangur komentet ka ardhur direkt nga qeveria ruse.
Biseda e regjistruar gjatë konferencës për shtyp së Zakharovës ishte, tregon kontrollin e rreptë që Kremlini ka mbi çdo koment që bëhet mbi ngjarjet e luftës.
Sipas informacioneve të forcave ajrore ukrainase, raketa balistike ndërkontinentale është lëshuar nga rajoni rus i Astrakhan dhe ka goditur qytetin Dnipro në Ukrainë, duke shënuar një tjetër etapë të sulmeve ruse në territorin ukrainas.
‼️ During the briefing, Zakharova received a call from the Kremlin and was instructed not to comment on the strike on the Ukrainian Yuzhmash (Southern Machine-Building Plant) with an intercontinental ballistic missile. pic.twitter.com/oq5ZXSENHW
— NEXTA (@nexta_tv) November 21, 2024
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta