Vendimi i Biden për raketat, ekspertët: Mund të ketë pasoja për Trump
Vendimi i presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi në Rusi nuk është një surprizë.
Ai vjen pas një periudhe të gjatë debatesh mbi këtë çështje dhe tani ekspertët parashtrojnë pyetjen: Mos është shumë vonë që raketat “ATACMS” të bëjnë ndryshimin e rrjedhës së luftës?
Përgjigjja që vjen nga ekspertët është komplekse, por ndoshta ajo shpjegon pjesërisht ngurrimin e administratës Biden për t’i dhënë Kievit një leje të tillë.
Së pari, furnizimi me raketat në fjalë për Ukrainën është i kufizuar. Ndaj, edhe nëse Kievi arrin të godasë në brendësi të Rusisë, kjo nuk do të ndryshojë brenda natës ecurinë e luftës.
Së dyti, Ukraina ka qenë në gjendje të depërtojë në territorin rus edhe më parë, duke përdorur dronë me kosto të ulët të prodhuar nga industria e brendshme ushtarake. Por as kjo nuk ka sjellë ndonjë ndryshim.
Së treti, leja për të përdorur raketat me preçizion të lartë për të goditur brenda në Rusi tingëllon shumë provokues.
Është e vërtetë që Moska aktualisht mund të jetë ushtarakisht e dobët dhe të mos kërkojë një përballje frontale me NATO-n apo Shtetet e Bashkuara, thonë ekspertët, por në njëfarë pike, Kremlini do t’i ripërtërijë kapacitetet mbrojtëse.
Gjithashtu, shërbimet ruse të inteligjencës janë fajësuar për sabotim të objektivave civilë në Evropë, përfshirë për vendosjen e paketave me eksploziv në stacione hekurudhore apo aeroporte.
Gjasat janë që pasojat e këtij veprimi të Biden të bien mbi presidentin e ardhshëm Donald Trump, i cili mund të lobojë për paqe, por që do të trashëgojë një luftë ku tensionet janë rritur ndjeshëm.
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida