SPAK kërkoi 2.8 vite burg për Vangjush Dakon, shtyhet seanca në GJKKO

21 Nëntor 2024 | 15:12

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, është shtyrë për më 25 Nëntor.

Gjatë seancës të planifikuar për këtë të enjte, pritej të dëgjohej mbrojtja e të pandehurit dhe gjithashtu të merrej vendimi përfundimtar nga GJKKO.

SPAK në pretencën e paraqitur në gjykatë kërkon dënimin me 4 vite burg për ish-kryebashkiakun.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, Dakos do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 2.8 vite.

Aktualisht, ish-kryebashkiaku, që është nën masën e arrestit shtëpiak, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste: me dhënien e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 dhe për shpërdorim detyre në tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare, me vlerë rreth 200 mijë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026