“Fqinji ynë i çmendur tregoi…”- Zelensky: Raketa që goditi ishte ndërkontinentale
Zelensky reagon pas dyshimeve për përdorimin e raketës balistike ndërkontinentale nga Rusia
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas dyshimeve se Rusia goditi territorin ukrainas me një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM). Zelensky tha se të gjitha karakteristikat e mbledhura nga terreni, përfshirë shpejtësinë dhe lartësinë e raketës, sugjerojnë se bëhet fjalë për një raketë ndërkontinentale.
Ai shtoi se ky akt tregon se Presidenti rus, Vladimir Putin, po përdor Ukrainën si një terren trajnimi për të testuar raketa me rreze të gjatë. “Të gjitha karakteristikat — shpejtësia, lartësia — tregojnë se është një raketë balistike ndërkontinentale. Ekzaminimet tani janë duke u zhvilluar. Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një terren trajnimi,” tha Zelensky.
Po ashtu, ai e cilësoi veprimin e Rusisë si një akt të paturpshëm, duke theksuar se Putini po përçmon dinjitetin, lirinë dhe jetën e njerëzve, duke treguar frikën që ka. “Sot, fqinjët tanë të çmendur treguan edhe një herë se çfarë janë në të vërtetë dhe sa i frikësuar janë. Ata kanë frikë aq shumë, sa që po përdorin tani raketa të reja,” shtoi Zelensky.
Për momentin, Rusia ende nuk ka komentuar mbi pretendimet e bëra nga Ukraina, lidhur me përdorimin e një rakete balistike ndërkontinentale gjatë sulmit të enjten në qytetin e Dnipros.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet