Të vetëpunësuarit rimarrin paratë, Malaj: Kësti që paguan në tatime do kthehet

21 Nëntor 2024 | 18:19

vetëpunësuarit që paguan tatim këtë vit, do të rimarrin paratë e tyre. Ngërçi i krijuar pas rrëzimit të tatimit 15% nga Gjykata Kushtetuese, duket se do të marrë zgjidhje brenda këtij viti.

Brenda dhjetorit të këtij viti, profesionistët e lirë që kishin paguar tatimin prej 15%, do të marrin paratë e tyre mbrapsht. Ata do të kenë në llogari pagesat e tyre që kanë derdhur në Tatime, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi tatimin, ndërsa shuma e përbashkët llogaritet të jetë rreth 10 mln euro.

Ka një vullnet nga ana e qeverisë për të kthyer këto fonde mbrapsht. Unë besoj se brenda muajit dhjetor do të kthehen të gjitha fondet për profesionet e lira”,-tha Petrit Malaj.

Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeroi qeverisë të rishikojë strukturën tatimore në vend, duke hequr përjashtimet në taksa për profesionistët e lirë dhe biznesin e vogël në mënyrë që të krijojë një klimë biznesi më drejtë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, të Misionit të Fondit Monetar Kombëtar, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, u evidentuar fakti se është progres në reforma, por ka ende punë për tu bërë në rritjen e të ardhurave, ku u sugjeruar dhe avancimi më i shpejtë me mbledhjen e taksës së pasurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026