U nominua nga Trump si prokuror i Përgjithshëm, Matt Gaetz tëhiqet nga gara
Matt Gaetz ka njoftuar se është tërhequr nga nominimi për postin e prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara. Ai u nominua për këtë post nga republikani, Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.
Gaetz tha se këtë vendim e ka marrë për shkak të një hetimi federalë për trafikim të qenieve njerëzve për shfrytëzim seksual.
Republikani nga Florida e bëri këtë njoftim më 21 nëntor.
Njoftimi erdhi një ditë pasi ai u takua me senatorët në përpjekje për të fituar mbështetjen e tyre për konfirmimin që të udhëheqë Departamentin amerikan të Drejtësisë.
“Përderisa momentumi është i fuqishëm, është e qartë që konfirmimi im padrejtësisht do të ishte shpërqendrim nga puna kritike e tranzicionit të Trumpit dhe [nënpresidentit të zgjedhur amerikan, JD] Vance”, tha Gaetz në një deklaratë për media.
“Nuk ka kohë për të humbur në përplasjen e stërzgjatur në Uashington, prandaj unë tërheq emrin tim nga nominimi për të shërbyer si prokuror i Përgjithshëm”, tha ai.
Tërheqja e tij paraqet një goditje për përpjekjet e Trumpit për të vendosur në krye të departamenteve njerëzit e tij besnikë, teksa ai më 20 janar do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu, ky rast është sinjali i parë se Trumpi mund të përballet me rezistencë nga anëtarët e partisë së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje