Putin: Rusia ka sulmuar Ukrainën me një raketë të re me rreze të mesme veprimi
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ushtria e tij ka gjuajtur një raketë të re në Ukrainë me rreze të mesme veprimi. Kjo deklaratë vjen pasi Kievi akuzoi Moskën se ka sulmuar me një raketë balistike ndërkontinentale.
Përmes një video-adresimi , Putin tha se përdorimi i armës së re ishte në përgjigje të lejes së dhënë nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar që Kievi të mund të gjuajë raketa me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë.
“Në kushte të luftimeve, një nga sistemet më të reja ruse me rreze të mesme veprimi është testuar”, tha Putin, duke shtuar se ajo ishte raketë hipersonike, e aftë që të bartë koka bërthamore.
Më herët gjatë 21 nëntorit, Kievi tha se Rusia e kishte sulmuar me një raketë balistike ndërkontinentale, teksa Moska kreu një sulm masiv me raketa në Dnipropetrovsk.
Raketat balistike ndërkontinentale janë të dizajnuara që të kryejnë sulme bërthamore nga distanca të largëta. Armë të tilla nuk janë përdorur më herët në luftën që Rusia e nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
“Mëngjesin e 21 nëntorit, trupat ruse sulmuan qytetin Dnipro me lloje të ndryshme raketash. Veçmas, një raketë balistike ndërkontinentale u lëshua nga rajoni Astrakan i Federatës Ruse”, thanë Forcat Ajrore ukrainase.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West