Shkëlqen me dy gola/ Daku ia dedikon fitoren 14-vjeçarit të vrarë

22 Nëntor 2024 | 22:20

Mirlind Daku ka shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të premteje, me fanellën e Rubin Kazan, me 26-vjeçarin që ishte protagonisti absolut në fitoren e skuadrës së tij, përballë rivalëve të Akron Togliatti, në javën e 16-të Premier Ligës ruse.

Ai hipotekoi fitoren e djemve të teknikut Rakhimov, teksa shënoi dy herë në minutat 10’ e 20’, ndëra për të vulosur rezultatin 3-0 mendoi ganezi Joel Fameyeh.

Daku ia kushtoi ato gola 15-vjeçarit M.C dhe familjarëve të tij, duke kujtuar në këtë mënyrë futbollistin 14-vjeçar shqiptar i cili u vra i goditur me thikë në një sherr për arsye banale mes bashkëmoshatarësh.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë”,- shkruante Daku në mesazhin e tij prekës për djaloshin i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026