“Çfarë i tha Martini vajzës time”, aktorja tregon si nisi konflikti te “Fan Noli”

23 Nëntor 2024 | 21:27

Aktorja Adelina Muça është një nënë e cila ka vajzën e saj në shkollën Fan Noli. Në një lidhje direkte për Review në Euronews Albania ajo ka treguar zanafillën e sherrit mes dy të miturëve që çoi në vdekjen e 14-vjeçarit. Sipas saj viktima i kishte treguar mbi sherrin vajzës së saj të cilën e kishte shoqe shkolle.

“Ime bijë më ka thënë se shpesh herë aty ka probleme, ku ka fëmijë që bëjnë sherre jashtë oborrit të shkollës, ndërsa përsa i përket asaj dite ajo ka qenë në klasë dhe kur erdhi në shtëpi vajza më tregoi se ditën e premte Martini i kishte thënë vajzës time se kishte bërë një sherr ku ky djali e kishte dëgjuar Martinin që po shante, por Martini i kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me atë. Unë po shaja me vete kishte thënë Martini dhe nuk kisha gjë me ty, dhe më pas ishin shtyrë, dhe aty ka kaluar një burrë i cili i ka rënë Martinit me shpullë pasi ka parë që po zihej me djalin tjetër”, tha Adelina Muça.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026