321 porte të dëmtuara nga rusët, Zelensky denoncon kolapsin e eksportit të grurit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se 321 komplekse portuale janë dëmtuar nga sulmet ruse që prej korrikut.
Deklarata ka bërë që të ngrihen shqetësime mbi mundësitë që Ukraina të tregtojë grurin e saj.
Duke folur në samitin e posaçëm të mbajtur në Kiev, Zelensky tha se eksportet ukrainase garantonin ushqim për 400 milionë persona në 100 vende të botës.
Ukraina është një furnizues madhor në shkallë globale e grurit dhe para pushtimit rus eksportonte 6 milionë tonelata çdo muaj nga portet në detin e Zi.
Kur Rusia nisi agresionin në vitin 2022, ajo i bllokoi këto porte dhe eksportet ranë. Por në korrik të 2022-shit, dërgesat rifilluan falë Nismës për Grurin në detin e Zi, një akord i ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia.
Vetë Moska doli nga marrëveshja vitin e kaluar, me pretendimin se pjesa sa i takonte eksporteve të saj të grurit dhe fertilizuesve nuk po zbatohej.
LEXONI GJITHASHTU:
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër