Vritet 42-vjeçari shqiptar në Itali, e qëllojnë 3 herë me thikë në fyt
Një 42-vjeçar shqiptar u vra me thikë pasditen e të dielës, përpara një lokali në Bettola, një qytet i vogël në provincën e Piacenza. Mediat italiane shkruajnë, se i riu i shqiptar humbi jetën si pasojë e tre goditjeve në qafë, të cilat rezultuan fatale.
Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, shqiptari gjendej i shtrirë në trotuar, në një pellg gjaku. Mjekët tentuan të ofronin ndihmën e parë, por pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetonte dhe vdekja e tij u konfirmua në vendngjarje.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe kapjen e autorit apo autorëve të krimit. Karabinierët po vijoj në punën për mbledhjen e provavae të mundshme për zbardhjen e ngjarjes.
Aktualisht, motivet e krimit mbeten të paqarta dhe policia është në kërkim të dëshmitarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për ngjarjen.
Ndër hipotezat që po shqyrtohen është ajo e një mosmarrëveshjeje që ka përfunduar në një tragjedi të rëndë. Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa komuniteti në Bettola është tronditur nga kjo ngjarje e dhunshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta