“S’flas dot, kam dhimbje!” I plagosuri te “Fan Noli”: Autori i dytë, moshatar me ne
Luisi djali 14 vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku humbi jetën Martin C. ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania ku tregon se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë
Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, p[asi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.
Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur.
Gazetarja: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?
Luis Meçe: Po, njëri vetëm më ka ngritur.
Gazetarja: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?
Luis Meçe: Jo, nuk e di.
Gazetarja: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?
Luis Meçe: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.
Gazetarja: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?
Luis Meçe: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s